VATIKAN-Në një deklaratë pas takimit që Papa Francesku ka zhvilluar me presidentin e Ruandës, Paul Kagame, Vatikani ka pranuar se disa priftërinj dhe murgesha të Kishës Katolike, kanë tradhëtuar misionin e tyre ungjillorë dhe i janë ushtruar urrejtjes dhe dhunës duke marrë pjesë në genocidin e bërë në Ruandë në vitin 1994.

“Papa Françesku ka shprehur dëshirën e tij që njohja e dështimeve në atë periudhë, mund të kontribuojë për riparimin e besimit”, thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Gjithashtu sipas deklaratës, Papa Francesku ka kërkuar falje për “mëkatet dhe të dështimet e Kishës dhe anëtarëve të saj”, në genocidin e vitit 1994.

Gjatë genocidit në Ruandë, humbën jetën më shumë se 800 mijë persona, të etnisë Tutsi, ku shumica e viktimave janë vrarë brenda kishave, në të cilat ishin strehuar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com