Papa Françesku: Kisha katolike
tu kërkojë falje homoseksualëve 

Papa Françesku: Kisha katolike<br />tu kërkojë falje homoseksualëve 
“Kërkojmë falje që kemi margjinalizuar komunitetin gay. Martin Lutero ishte një reformator.”

Ishte kjo deklarata që Papa Françesku dha gjatë një bisede me gazetarët në avionin ndërsa kthehej nga Armenia. 

“Mendoj se duhet duhet të kërkojë falje jo vetëm për komunitetin gay por edhe për të varfërit, për fëmijët që shfryzohen, gratë e dhunuara. Kristianët duhet të kërkojnë falje që kanë përkrahur zgjedhje të gabuara”, shtoi Ati i Shenjtë.

Françesku përsëriti gjithashtu edhe versionin e modifikuar të shprehjes së famshme “Kush jam unë të gjykoj?”, të cilin e kishte shprehur për homoseksualët gjatë udhëtimit të parë të tij në vitin 2013. “Pyetja është: një person që ndodhet në kushte të atilla, që ka vullnet të mirë dhe që përgjigjet para Zotit, atëherë kush jemi ne ta gjykojmë?”

Sipas tij komuniteti gay nuk duhet diskriminuar, por duhet respektuar.

Ndërsa sa i përket çështjes së armenvë dhe kritikave të Turqisë Kreu i Kishës Katolike tha se nuk kishtw një emër tjetër veçse gjenocid. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre