(Papa Francesku gjatë vizitës së refugjatëve sirianë në ishullin grek Lesbos)
Mes sirianëve që hipën në bordin e avionit të Atit të Shenjtë ishin edhe 6 fëmijë.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Selia e Shenjtë në Vatikan, thuhet se "ky është një gjest mikpritjeje”.
Instituti grek për bashkëpunim në kuadër të politikës migratore, SOMP theksoi se "ky kontigjent refugjatësh i përket grupeve më të pambrojtura, të cilët janë sistemuar në Lesbos para hyrjes në fuqi të marrëveshjes BE-Turqi, duke i hapur udhë dërgimit të migrantëve në Turqi".
Referuar televizionit publik ERT, tre familje të strehuara në kampin e hapur në Kara Tepe janë përzgjedhur me anë të një selektimi të rastësishëm.
Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Papa ka marrë me vete këtë kontigjent të vogël refugjatësh, 12 në total, në bordin e avionit të tij, gjatë largimit pasditen e sotme nga Lesbosi.
SOMP nuk bëri të ditur shpjegime të mëtejshme, por ka theksuar se transferimi drejt Vatikanit i grupit të refugjatëve ishte një dëshirë e Atit të Shenjtë.