Papa Francesku lan dhe puth
këmbët e 3 refugjatëve musliman

Papa Francesku lan dhe puth<br />këmbët e 3 refugjatëve musliman
Ati i Shenjtë ka kryer ritualin e përvitshëm për Pashkë, ulet në gjunjë, lan dhe puth këmbët e besimtarëve, por ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë shërbimi është bërë ndaj 11 refugjatëve,3 prej të cilëve ishin muslimanë.
 
 
Ndërsa Europa po përballet me krizën më të rëndë të emigranatëve që nga lufta dytë botërore  papa francesku zgjodhi një strehë refugjatësh në Romë për të festuar dhe kryer ritualin e përvitshmë.
 
Sot të gjithë po veprojmë si vëllezër. Jemi të ndryshëm kemi kultura të ndryshme dhe fe të ndryshme por mbi të gjithë jemi vëllezër dhe duam të jetojmë në paqe", ishte ky mesazhi që Ati i Shenjtë dha gjatë ceremonisë.
 
 Por Papa Francesku kujtoi edhe sulmet e Brukselit duke thënë se mbrapa atij gjesti, ka dicka tjetër.  Mbrapa tyre  ka prodhues armësh,trafikantë që duan gjak ndërsa njerëzit duan paqe dhe vëllazëri.
 
 Përpara se Francesk të bëhej Papë, ceremonia mbahej në sheshin Shën Pjetër dhe përfshinte vetëm katolikë. Por pas zgjedhjeve në vitin 2013, tradita vazhdon duke përfshirë në ceremoni gra dhe njerëz të feve të ndryshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false