Papa Françesku lutet për viktimat
e avionit rus që u rrëzua të dielën

Papa Françesku lutet për viktimat<br />e avionit rus që u rrëzua të dielën
Papa Françesku është lutur të hënën për 92 personat që ishin në bordin e avionit rus TU-154, i cili u rrëzua ditën e diel në Detin e Zi.
 
Papa u ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të personave që humbën jetën dhe gjithë popullit rus.
 
Në bordin e avionit rus TU-154, ishin edhe 64 anëtar të ansamblit ushtarak, Aleksandrov, të cilët kishin performuar në vitin 2004 në Vatikan.

"Në vitin 2004, ansambli Aleksandrov, ka performuar në 26 vjetorin të papatit të Gjon Palit të II, të lutemi për të", është shprehur papa.
 
Kërkimet janë duke vazhduar në Detin e Zi, ku janë angazhuar 3,500 persona për gjetjen e trupave të viktimave dhe deri në këto momente është bërë e mundur të nxirren nga uji 13 trupa të personave që ndodheshin në bordin e avionit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023