Papa Françesku: Më shumë
mëshirë për fëmijët që vuajnë

Papa Françesku: Më shumë<br />mëshirë për fëmijët që vuajnë
Ati i Shenjtë, Papa Françesku, u ka kërkuar  të gjithë katolikëve rreth botës që të kenë më shumë mëshirë për fëmijët që vuajnë nga lufta dhe varfëria, si dhe ka përsëritur mendimin e tij kundër abortit.

Këtë mesazh, Ati i Shenjtë, e bëri përpara  disa qindra mijërash besimtarëve të grumbulluar në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, për të marrë pjesë në meshën tradicionale të Krishtlindjeve.

Mendoni për fëmijët që qajnë dhe që askush nuk ua heq urinë, ata nuk mbajnë lodra në duart e tyre por armë”, është shprehur Papa për fëmijët të cilët vuajnë nga luftërat dhe varfëria.

Le ti thërrasim ndërgjegjes për fëmijët që nuk i lënë të lindin”, ka thënë Ati i Shenjtë, duke përsëritur edhe njëherë mendimin e tij kundër abortit.

 “Krishtlindja  është marrë peng nga materializmi, që lë Zotin në hije dhe bën që shumë njerëz të jenë të verbër  ndaj nevojave të të uriturve, emigrantëve dhe viktimave të luftës” ishte ky mesazhi që dha Papa Francesku në fjalimin e mesnatës kur u kremtua edhe lindja e Jezu krishtit .

Nga Bazilika e Shën Pjetrit Ati i Shenjtë  u shpreh se bota është e fiskuar pas dhuratave festave dhe egoziamit ndërkohë që ka më shumë nevojë për përulësi. Duke dalë nga fjalimi i tij të parapërgatitur, Papa tha se kjo natyrë materialiste e botës ka marrë peng Krishtlindjen dhe kjo e fundit duhet çliruar. 

[gallery]20280[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni