Papa Francesku në Ditën e Rinisë:
Kjo është luftë, por jo luftë  fetare

Papa Francesku në Ditën e Rinisë:<br />Kjo është luftë, por jo luftë  fetare
Bota është në luftë sepse ka humbur paqen. Kur flas për luftë flas për luftë të vërtet, jo për luftë fetare” u shpreh Papa Françesku gjatë udhëtimit në Krakov të Polonisë ku nis të festohet edhe Dita botërore e Rinisë.

Nuk ka luftë fetare, ka luftë për interesa, për para, për rezerva natyrore, për dominimin e popujve. Të gjitha fetë duan paqen”. -u shpreh Ati i Shenjtë.

Më tej duke kujtuar ngjarjen e djeshme në një kishë të  Francës ku dy te rinj vranë një prift dhe një besimtar  ai shtoi se nuk duhen ngatërruar aktet e terrorizmit me idenë e një lufte e cila mendohet se realizohet në emër të Zotit.

Dua të falenderoj të gjithë ata që më shprehën ngushëllimet edhe presidentin Hollande që më telefonoi si një vëlla”, tha  me tej Papa Françesku.

Kreu i Vatikanit e përfundoi fjalën duke thënë se rinia është gjithmonë shpresë duke  falenderuar  për punën  e bërë në Ditën Botërore të Rinisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë