“Përparimi i luftës në Ukrainë është bërë aq serioz, shkatërrues dhe kërcënues, sa që ngjall shqetësim të madh”.
Kështu deklaroi sot Papa Françesku në lutjen e mëngjesit. Ai për herë të parë iu drejtua drejtpërdrejt liderëve të Rusisë dhe Ukrainës duke apeluar për paqe.
“Apeli im i drejtohet para së gjithash Presidentit të Federatës Ruse, duke i lutur që të ndalojë, edhe për dashurinë e popullit të tij, këtë spirale dhune dhe vdekjen. Nga ana tjetër, i pikëlluar nga vuajtjet e pamasë të popullatës ukrainase pas agresionit të pësuar, i drejtoj një thirrje po aq të sigurt Presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur ndaj propozimeve serioze të paqes. Të gjithë protagonistëve të jetës ndërkombëtare dhe liderëve politikë të kombeve, ju bëj thirrje që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme, pa u përfshirë në përshkallëzime të rrezikshme, si dhe për të nxitur dhe mbështetur nismat e dialogut”, tha Papa.
Françesku ka dënuar edhe aneksimit rus të katër provincave ukrainase, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
"Më vjen thellësisht keq për situatën e rëndë që është krijuar ditët e fundit, me veprime të mëtejshme në kundërshtim me parimet ndërkombëtare. Në fakt, rrit rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor, deri në atë pikë sa të ngrejë frikën e pasojave të pakontrollueshme dhe katastrofike në mbarë botën”, tha ai.
Lajmi kryesor:
9 shtete pro anëtarësimit të Ukrainës në NATO! Stoltenberg: Pasoja të rënda nëse Putin përdor energjinë bërthamore! Macron bisedë me Zelensky: Së shpejti sanksione të reja
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë, Rusia lëshon 188 dronë në silmin e ri! Kievi: I rrëzuam pothuajse të gjithë
26 Nëntor, 07:56
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35