Papa Françesku po zhvillon një vizitë në Maqedoni, ndërsa pas takimeve me Presidentin, kryeministrin dhe përfaqësuesit e fesë ka vizituar shtëpinë muze të shenjtores Nënë Tereza. Ai është përkulur para përmendores së Nënë Terezës, ku edhe ka vendosur lule, ndërsa u shpreh se është shumë i lumtur që ndodhet në vendlindjen e shenjtores.
“Jam i lumtur që po vizitoj vendin ku ka lindur shenjtorja jonë, që është një simbol i sakrificës. E kam fjalë për Nënën Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet të jeni krenar për veprën e saj.
Përkatësia e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonas, shqiptar, serbë, kroat dhe të tjerë ka krijuar një mozaik të bukur, që do të zbukurohet edhe më tej, nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa Françesku. Ai tha se dëshiron të nënvizoj përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me krizën e emigrantëve për tu dalë në ndihmë atyre. “Solidariteti i juaj me ata, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, shtëpitë, ju bën nder juve si shtet”, shtoi më tej Papa Françesku.