Papa Françesku paralajmëron
fuqizimin e forcave populiste

Papa Françesku paralajmëron<br />fuqizimin e forcave populiste
Papa Françesku ka paralajmëruar rritjen e popullaritetit të liderëve të forcave politike populiste dhe rrezikun që krizat politike të shoqërohen me ardhjen në
fuqi e diktatorëve si Hitleri.

“Krizat prodhojnë frikë, alarm. Mendoj se shembulli më i mirë i populizmit në Evropë është Gjermania në vitin 1933. Hitleri nuk e vodhi pushtetin, por ishin njerëzit ata që e votuan”, është shprehur Papa për gazetën spanjolle El Pais.

“Në kohë krizash, njerëzve u mungon gjykimi dhe këtë unë e shoh gjithmonë. Prandaj them shpesh, flisni me njëri-tjetrin, flisni mes jush”.

Gjithashtu Papa ka folur edhe për Donald Trump, ku disa kritik e kanë cilësuar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me prirje autoritare. Papa është shprehur se ai nuk dëshironte të dilte në përfundime të nxituara për Trump, por do të priste të shikonte vendimet e tij përpara se të krijonte një
opinion.

Do të shohim se si do të veprojë, ccfarë do të bëj dhe pastaj mund të kem një mendim për të”, ka thënë Papa.

Shqetësimet  në lidhje me rritjen e forcave populiste kanë qenë të shumta në Perëndim, veçanërisht në Evropë, ku ato kanë fituar një popullaritet gjithmonë e më të madh për shkak të problemeve ekonomike,politike dhe së fundmi edhe krizës së emigrantëve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot