Me probleme respiratore, Papa Françesku shtrohet në spital në Romë

Me probleme respiratore, Papa Françesku shtrohet në spital në Romë

Papa Françesku

Papa Françesku është shtruar paditen e sotme në spitalin Gemelli në Romë, për shkak të një infeksioni respirator. Kjo u bë e ditur nga zyra e shtypit e Vatikanit, duke saktësuar se nuk është Covid-19 dhe duke nënvizuar se infeksioni “do të kërkojë disa ditë terapi të përshtatshme mjekësore spitalore”. Dyshohet se Papa u sëmur menjëherë meshës së përgjithshme që mbajti mëngjesin e sotëm në Sheshin e Shën Pjetrit dhe për këtë arsye shtrimi i tij në spital do të ishte i nevojshëm.

Papa Françesku ishte në shtëpinë e tij në Santa Marta kur u ankua për "lodhje të frymëmarrjes". Ndërhyrja e stafit të tij ka qenë e menjëhershme dhe më pas transferimi me autoambulancë në Poliklinikën Gemelli. Sipas zyrës së shtypit të Vatikanit, ditët e fundit Papa ishte ankuar tashmë për disa vështirësi në frymëmarrje dhe pasditen e sotme ai do të shkonte në Gemelli për të kryer kontrollet e planifikuara më parë.

Tani për Papën parashikohen disa ditë shtrimi dhe pushimi. Stafi më i afërt me të, duke përfshirë punonjësit e sigurisë, u mobilizua për të kaluar natën në poliklinikën universitare romake. Përveç një interviste që Papa Françesku kishte caktuar në Vatikan pasditen e sotme, të gjitha seancat e tjera te planifikuara janë anuluar, në mënyrë që kontrollet të vazhdojnë për kohën e nevojshme.

Për momentin, nuk ka asnjë informacion nga Vatikani për festimet në funksion të të Dielës së Palmave dhe Javës së Shenjtë deri në Pashkë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë