Papa Françesku shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni, del me sukses! Reagon Presidenti italian Mattarela
Papa Françesku është shtruar sot në spitalin Gemelli në Romë dhe është operuar pasi Ati i Shenjtë nuk është ndjerë mirë. Ky lajm i dhënë nga mediat italiane është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit e Vatikanit. Operacioni ka dalë me sukses dhe Papa Françesku do të qëndrojë edhe të paktën 5 ditë në spital.
ROMË-Papa Françesku është shtruar sot në spitalin Gemelli në Romë dhe është operuar pasi Ati i Shenjtë nuk është ndjerë mirë. Ky lajm i dhënë nga mediat italiane është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit e Vatikanit. Operacioni ka dalë me sukses dhe Papa Françesku do të qëndrojë edhe të paktën 5 ditë në spital.
Papa arriti në Poliklinikë pak pas orës 3. Një mesazh për Papën ka ardhur menjëherë nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.
"Mendimi i dashur i të gjithë italianëve shoqëron Shenjtërinë tuaj në këto orë, së bashku me urimet më të përzemërta për një rimëkëmbje të mirë dhe një shërim edhe më të mirë dhe të shpejtë", thuhet në mesazhin e Presidentit.
Operohet Papa Françeskut, mjeku: Shkoi mirë, do t’i duhet të qëndrojë edhe për pesë ditë në spital
Papa Françesku ka përfunduar me sukses operacionin në Spitalin Gemelli të Romës. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane gjithçka ka shkuar më së miri dhe Papa pritet të qëndrojë në spital edhe 5 ditë. Mjeku që e ka operuar Atin e Shenjtë ka thënë se ndërhyrja ka shkuar mirë, ndërsa buletini mjekësor pritet të dalë mëngjesin e së hënës.
Operacioni në zorrën e trashë, ishte i planifikuar.
Papa Françesku në spital, Meta: I bashkohem lutjeve për shërim të shpejtë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se Papa Françesku do t'i nënshtrohet një operacioni duke i uruar atij shërim të shpëjtë. Në një postim në 'Facebook', Meta shkruan se rikthimi i Atit të Shenjtë në krye të detyrës, është në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore.
"U bashkohem lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar kirurgjikal të Atit të Shenjtë, me urimin e përzemërt për shërim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për rikthimin sa më parë në krye të detyrës së tij tepër të rëndësishme në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore", shkruan Meta.