Papa Francesku: Të hiqet dënimi
me vdekje, ju nuk duhet të vrisni

Papa Francesku: Të hiqet dënimi<br />me vdekje, ju nuk duhet të vrisni
Edhe fajtorët edhe të pafajshmit kanë të drejtë të jetojnë. Ky ishte apeli që Ati i Shenjtë bëri për të gjithë liderët në botë, duke kërkuar heqjen e dënimit me vdekje. Në vitin 2014, 2466 persona u dënuan me vdekje në nivel global, sipas Amnesty International. Që nga vera e kaluar, 101 vende kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet.
           
Papa Francesku ka bërë thirrje për heqjen e dënimit me vdekje në mbarë botën. Ati i Shenjtë tha se pjesa në bibël ku theksohet  “Ju nuk duhet të vrisni”, vlen njësoj si për fajtorët edhe për të pafajshmit.

Duke mbajtur fjalim para mijërave besimtarëve në Vatikani, Papa ka thënë që katolikët gjithandej duhet të ndalojnë ekzekutimet e planifikuara.

“Unë i bëj apel të gjithë njerëzve të vetëdijshëm që qeverisin cdo shtet, që të arrijnë një konsensus ndërkombëtar për ta zhdukur dënimin me vdekje”, deklaroi Ati i Shenjtë.
Në vitin 2014, 2466 persona u dënuan me vdekje në nivel global, sipas Amnesty International. Që nga vera e kaluar, 101 vende kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim