VATIKAN - "Të ngrihet gjithë Bota me thirrjen e paqes". Është apeli i Papa Françeskut sot në fund të seancës dëgjimore të përgjithshme.

Papa i ftoi të gjithë të merrnin pjesë në një ditë të tërë lutjesh të shtunën e ardhshme për paqen në Siri, Lindjen e Mesme dhe gjithë botën.  "Edhe për paqen e zemrave tona, sepse paqja nis në zemër".

Myftiu i madh i Damaskut i shkruan Papës: "Bashkë për paqen"
 
Myftiu i madh i Damaskut, Ahmad Badreddin Hassou, i ka dërguar një letër Papa Françeskut duke iu bashkangjitur apelit të paqes dhe duke bërë të ditur se do jetë në sheshin Shën Pjetër nëse do ta ketë të mundur apo në xhaminë e Damaskut në lutje në agjërimin e e të shtunës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)