Papa Gjon Pali II dashuri tjetër veç
Zotit? Letërkëmbime me filozofen

Papa Gjon Pali II dashuri tjetër veç<br />Zotit? Letërkëmbime me filozofen
A e ka shkelur Papa Gjon Pali II betimin përballë Zotit? Disa dokumente të publikuara nga BBC tregojnë lidhjen e Atit të Shenjtë me një grua të martuar, e cila zgjati më shumë se 30 vjet. Megjithatë në dokumentarin e BBC nuk thuhet prerë se mes Papa Gjon Pali II dhe filozofes ka pasur një lidhje dashurie.
 
...
Qindra letra dhe fotografi të publikuara nga BBC tregojnë historinë e marrëdhënieve të ngushta mes Papa Gjon Pali II me një grua të martuar, e cila zgjati më shumë se 30 vjet.  
 
Letrat e shkëmbyera me filozofen polake me origjinë amerikane Anna-Tereza Tymieniecka ishin mbajtur larg nga publiku në Bibliotekën Kombëtare të Polonisë për vite me radhë.
 
papa dashuricka

Dokumentet sipas BBC zbulojnë një anë të rrallë të Papës, i cili vdiq në vitin 2005. Megjithatë BBC ngre pyetjen nëse ka pasur një lidhje përtej miqësisë së ngushtë të Papa Gjon Palit të II me Anna-Tereza Tymieniecka.
 
Por nga ana tjetër dokumentari nuk merr përsipër të tregojë shkeljen e betimit përballë Zotit të Papës dhe as të etiketojë marrëdhënien mes tij dhe akademikes së njohur, që ndërroi jetë në vitin 2014.

Letër këmbimi mes dy personazheve ka ndodhur gjatë viteve 1970, kur ata ishin rreth të 50-ave dhe ajo ishte e martuar me nje prej akademikëve të njohur të Harvardit.
 
papa dashuricka
Kardinal Vojltila dhe Anna-Teresa Tymieniecka per kamping ne 1978

Tymieniecka kishte punuar me Papën, prej kohës kur ai ishte kardinali Karol Vojtila për traktatin e shkruar prej tij “Persona e atto”.
 
Ajo e shprehu hapur ndjenjën e saj për Papën dhe i qëndroi pranë deri në momentet e fundit. Vatikani është distancuar nga dokumentari i BBC-së, duke e përcaktuar atë më shumë tym se zjarr.

dashnorja e papes

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut