IZRAEL - Papa Françesku në ditën e tij të fundit të vizitës treditore në Lindjen e Mesme do të vizitojë memorialin kombëtar të Holokaustit në Izrael. Pas mbërritjes ditën e diel në Izrael, Papa e përshkroi holokaustin si “një simbol i përjetshëm i thellësisë në të cilën mund të zhytet e keqja njerëzore”.
Ditën e sotme ai gjithashtu pritet të vizitojë objektet fetare në Jeruzalem dhe të zhvillojë bisedime me krerët rabinë izraelitë. Gjatë turit të tij Papa Françesku vizitoi Jordaninë dhe territoret palestineze.
Të dielën ai ftoi presidentin izraelit Shimon Peres dhe homologun e tij palestinez Mahmoud Abass të vizitojnë Vatikanin dhe të luten për paqe, ftesë të cilën të dy liderët e pranuan.
Itinerari i ditës së sotme fillon me një takim me Myftiun e Madh të Jerusalemit në kompleksin e xhamive Aqsa, e cila ndodhet në një vend të shenjtë i njohur nga myslimanët me emrin Haram al-Sharif, “Faltorja e shenjtë”.
Më pas ai do të vizitojë Murin Perëndimor, një nga vendet më të shenjta të Judaizmit. Para se të vizitojë memorialin e Holokaustit, Papa do të vendosë një kurorë në varrin e Theodor Herzl, i cili shihet si themeluesi i sionizmit modern.
Po ditën e sotme Papa do të udhëtojë për në Tel Aviv, nga ku edhe do të fluturojë përsëri për në Romë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com