ROMË - Të mos jenë të krishterë të kollarisur dhe të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe posaçërisht familjet, fati i të cilave ka shumë më tepër rëndësi se sa llogaritë në banka. Kështu është shprehur Papa Françseku drejtuar rreth 200 mijë vetëve, që kishin mbushur plot e përplot sheshin e Shën Pjetrit me rastin e Festës së Rrëshajëve, e cila kremtohet 50 ditë pas Pashkëve e që simbolizon lindjen e kishës.
Ati i Shenjtë theksoi se thashethemet e zilitë e këqija e dëmtojnë rëndë njeriun. Që prej zgjedhjes së tij në muajin mars si udhëheqës i 1.2 miliardë katolikëve të botës, Papa u ka kërkuar udhëheqësve të Kishës në mbarë botën për të qëndruar afër komuniteteve dhe të ndihmojnë të varfërit.
76-vjeçari, ish-kardinali i Buenos Aires ka dhënë shenja të qarta, se ai do të sjellë një imazh të ri të Kishës pas skandaleve të fundit, duke favorizuar thjeshtësi dhe përulësi. Ai ka ngritur një bord këshilltarësh nga e gjithë bota për ta ndihmuar të reformojë një administratë të Vatikanit, e cila ka qenë përgjegjëse për disa nga incidentet dhe skandalet që rrënuan papatin tetëvjeçar të paraardhësit të tij, Bendeikti XVI-të.
Redaksia Online
(lç/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com