ROME - "Kush jam unë që të gjykoj homoseksualët?!" Ky është komenti i Papa Franceskut I gjatë kthimit të tij me avion nga Brazili.  I pyetur nga gazetarët që e shoqëronin, Papa tha se homoseksualët nuk duhen linçuar, por duhen integruar në shoqëri: “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Perëndinë, ka edhe vullnet të mirë, kush jam unë që ta dënoj atë?!” – tha ai.

Papa tha gjithashtu se ai do donte që gratë të luanin një rol të madh në kishë, por këmbënguli që ato të mos bëheshin priftërinj.

Papa u kthye sot në Romë, pas një turneu njëjavor në Brazil, duke shënuar kështu udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, udhëtim që arriti kulmin me një tubim të madh në plazhin Rio De Zhaneior në një festival të të rinjve katolikë nga bota.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)