Një ditë pas kapjes së presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro nga forcat amerikane, Papa Leone XIV shprehu shqetësim për situatën atje dhe bëri thirrje për respektimin e sovranitetit dhe Kushtetutës së vendit.

Gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leone XIV theksoi se “e mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë mbi çdo gjë tjetër”.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për bashkëpunim me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje të qetë, të qëndrueshme dhe të bazuar në bashkëjetesë, duke theksuar se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet më të varfërve, të prekur nga situata e vështirë ekonomike.

Deklaratat e Papës vijnë në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, pas arrestimit nga SHBA i presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, të cilët pritet të përballen me akuza për trafik droge në territorin amerikan.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA do të “qeverisë Venezuelën deri në një tranzicion të sigurt”, duke paralajmëruar edhe një valë të dytë sulmesh në rast rezistence. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Venezuelës urdhëroi që nënkryetarja Delcy Rodríguez të marrë detyrën e presidentes për shkak të “mungesës së detyruar” të Maduros.


Lajmi kryesor:

Kina e Rusia i kërkojnë SHBA-së të lirojë Maduron! Papa Leone: Mirëqenia e popullit mbi çdo gjë! Mamdani e Harris kritika Trump për operacionin në Venezuelë