Papa Leone XIV u ul në kabinën e pilotit gjatë një fluturimi nga Madridi në Barcelonë ndërsa vijon turneun e tij në Spanjë. Ati i Shenjtë u ftua në kabinë nga njëri prej kapitenëve dhe përshëndeti me dorë pilotët e avionëve luftarakë të Forcave Ajrore Spanjolle që po shoqëronin avionin.
Në momentin kur mbërriti në Barcelonë, ai foli në gjuhën katalanase.
Ashtu si në Madrid, ku ai hapi vizitën e parë të një pape në Spanjë pas 15 vitesh, Ati i Shenjtë u prit nga turma të mëdha njerëzish kur mbërriti në katedralen e Barcelonës, e ndërtuar në shekullin XIV, për të drejtuar lutjen e mesditës. Mijëra persona u grumbulluan pas barrierave jashtë kishës nën rrezet e diellit, duke valëvitur flamuj dhe duke bërtitur: “Rroftë Papa!”.
“Estimats germans i germanes” (“Të dashur vëllezër dhe motra”), kështu e nisi Papa lutjen e tij në gjuhën katalanase, duke vënë në pah karakterin e veçantë kulturor dhe politik të rajonit.
Kjo gjuhë, thelbësore për identitetin e rajonit, përdoret gjerësisht në shkolla, kisha dhe në jetën politike vendore.
Pope Leo sat with the pilots of a flight from Madrid to Barcelona on the second leg of his Spain tour. The pontiff was invited aboard by one of the captains, and waved at Spanish Air Force fighter jet pilots escorting the plane https://t.co/pbv4UuLWFo pic.twitter.com/DAD1ptXLFL
— Reuters (@Reuters) June 9, 2026
Në ndalesën e së hënës në Madrid, Papa Leone u takua në stadiumin Bernabeu me Bad Bunny-n, i cili ndodhet në mes të turneut të tij.
Vatikani ka deklaruar se nuk do të publikohen fotografi nga takimi ku ishin të pranishëm edhe familjarë të këngëtarit. Sipas deklaratës, papa u përcolli atyre një përshëndetje të shkurtër përpara se të largohej nga stadiumi.
Ashtu si Papa, edhe reperi ka kritikuar haptazi për politikat e ashpra të presidentit amerikan Donald Trump.
Bad Bunny ishte artisti kryesor i koncertit të Super Bowl në muajin shkurt, duke sjellë gjuhën spanjolle dhe ritmet e reggaeton-it në spektaklin vjetor të futbollit amerikan në Shtetet e Bashkuara. Donald Trump e cilësoi “absolutisht të tmerrshme” dhe “fyerje ndaj madhështisë së Amerikës”.
Komente





