Çështja e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit është konfuze. Kështu ka deklaruar Papa Leone XIV, i cili duhet se i është rikthyer thirrjeve të tij për zbutjen e tensioneve dhe vendosjen e paqes.
"Në negociata, një ditë Shtetet e Bashkuara thonë jo dhe Irani thotë po, dhe pastaj e kundërta", tha Papa.
"Nuk e dimë kush e krijoi këtë situatë kaotike, e cila është kritike për ekonominë botërore, por pastaj ka një popullsi të tërë njerëzish të pafajshëm në Iran që po vuajnë nga kjo luftë", vijoi më tej Papa Leone XIV.
"Përkundrazi, do të doja të inkurajoja vazhdimin e dialogut të paqes dhe palët pjesëmarrëse të bënin çdo përpjekje për të promovuar paqen. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet", përfundoi Papa fjalën e tij, në një konferencë për shtyp me gazetarët.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Hormuz, kontrollojmë plotësisht Ngushticën! Marina amerikane sekuestron anijen cisternë iraniane











