Papa marton çiftin Karlos e Paula
gjatë fluturimit me avion në Kili

Papa marton çiftin Karlos e Paula<br />gjatë fluturimit me avion në Kili<br>
Gjatë ditës së sotme At i Shenjtë Papa Françesku ka bekuar martesën e çiftit Carlos Ciuffardi Elorriaga dhe Paula Podest Ruiz gjatë fluturimit me avion nga Santiago për në Iquique.

Pula dhe Carlos ishin martuar në një ceremoni civile dhe kanë dy fëmijë, kishin caktuar datën për ceremoninë fetare të martesës në ditën e tërmetit tragjik të vitit 2010, që shkaktoi rënien e kishës së zgjedhur për ceremoninë.

[gallery]25359[/gallery]

Pasagjerët e avionit kërkuan bekimin e Papës, i cili i pyeti nëse ishin të martuar. Pasi dëgjoi historinë e tyre, Papa ofroi të kryente ceremoninë fetare të martesës. Në fund Papa firmosi dokumentin që vërteton vlefshmërinë e martesës, të nënshkruar nga të sapo martuarit, Monsinjor Mauricio Rueda Beltz dhe presidenti i kompanisë ‘Latam’, Ignacio Cueto.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen