Papa mesazh presidentit Trump:
Shqetësohuni për të varfrit

Papa mesazh presidentit Trump:<br />Shqetësohuni për të varfrit
Mesazhet e urimit për presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump, kanë qenë të shumta gjatë ditës së sotme dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe urimi i Papa Françeskut për njeriun më të pushtetshëm të botës.

Në urimin e tij, Papa i ka kërkuar Trump që vendimet e tij të udhëhiqen nga vlerat e pasura shpirtërore dhe etike të popullit amerikan, me një shqetësim për të varfrit.

“Lutem që vendimet tuaja të drejtohen nga vlerat e pasura shpirtërore dhe etike që kanë modeluar historinë e popullit amerikan dhe nga angazhimi i kombit tuaj për përparimin e dinjitetit njerëzor dhe lirinë në botë. Nën presidencën tuaj, statura e Amerikës të vazhdojë të matet në radhë të parë nga shqetësimi për të varfëritë dhe ata që kanë nevojë”, shkruan papa në mesazhin për Donald Trump

Donald Trump, bëri sot betimin mbi bibël, duke u shndërruar kështu në presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot