Dhjetëra mijëra njerëz kanë qenë pjesëmarrës në sheshin qendror në Mexico City për meshën e Papës.
Ati i shenjtë argjentinas mbërriti në Meksikë, në një përpjekje për të dhënë një mesazh për luftën ndaj korrupsiont e sidomos luftën mes bandave rivale në trafikun e drogës që i ka marrë jetën mijëra njerëzve. Papa Françesku iu ka bërë thirrje udhëheqësve të Meksikës të sigurojnë drejtësinë e vërtetë për qytetarët e goditur nga dhuna në vend. Ai tha se trafiku i drogës është një kancer që gllabëroi dhe shkatërroi shoqërinë meksikane.
Ati i shenjtë tha gjithashtu se Kisha Katolike në Meksikë duhet të bëjë më shumë se vetëm të dënojë trafikimin e drogës. Në ndalesën e tij disaditore, të mbushur me simbolizëm, Papa do të vizitojë disa prej qosheve më të varfëra e më të dhunshme të Meksikës.
Shpresat e popullsisë katolike të Meksikës, e dyta më e madhe në botë, janë që mesazhi i tij i paqes të jehojë fort anekënd vendit të rrënuar nga droga e përtej tij. Me mijëra forca ushtarake dhe policore janë mobilizuar në kuadër të operacionit gjigand të sigurisë të organizuar për këtë vizitë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com