Papa në Palestinë kërkon mbylljen
e konfliktit të papranueshëm
Papa Françesku I ka bëri një thirrje nga Palestina për t’i dhënë fund konfliktit “gjithnjë e më të papranueshëm” palestino-izraelit. Zyrtarët palestinezë kanë vënë në dukje se Papa Françesku i është i pari Papë që udhëton direkt në Bregun Perëndimor, në vend që të hyjë në Izrael.
LINDJE E MESME - Papa Françesku I ka bëri sot një thirrje urgjente për t’i dhënë fund konfliktit “gjithnjë e më të papranueshëm” palestino-izraelit.
Thirrjen, kreu i Vatikanit, e ka drejtuar gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të Betlehemit, gjatë një udhëtimi 3-ditor në Lindjen e Mesme dhe pas takimit të tij me liderin palestinez, Mahmud Abaz.
Papa foli për pasojat tragjike të konfliktit të zgjatur dhe nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për krijimin e një paqeje të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve.
Lideri më i lartë i Vatikanit do të mbajë sot një meshë për 8 mijë të krishterët e Kishës së Betlehemit. Qëllimi kryesor i këtij udhëtimi, sipas tij, është përmirësimi i lidhjes së popollit me kishën.
Më pas, Papa do të udhëtojë për në Tel Aviv dhe Jeruzalem ku do të takohet me Patriarkun Ortodoks të Kostandinopojës, Bartolemeun I.
Sipas mediave vendase, palestinezët po shpresojnë për mbështetje nga vizita e Papës, vetëm disa javë pas ndërprerjes së bisedimeve më Jeruzalemin.
Nga ana tjetër, zyrtarët palestinezë kanë vënë në dukje se Papa Françesku i është i pari Papë që udhëton direkt në Bregun Perëndimor, në vend që të hyjë në Izrael.
Ndërkohë, vetë ai ka pohuar se qëllimi i udhëtimit të tij është thjeshtë fetar. Megjithatë, fjalimi i parë pas mbërritjes së tij në Betlehem tregoi se ai është i gatshëm për të trajtuar çështje të ngutshme politike.
Pasditen e sotme, kreu më i lartë i Vatikanit do të ndërmarrë një fluturim të shkurtër në Tel Aviv, me ftesë të Presidentit izraelit, Shimon Peres.
Redaksia online
(ar.sh/ab/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.6%
-
Të gabuar
27.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 1555
Lajme të tjera
-
Putin beson se Perëndimi ka kaluar çdo vijë të kuqe: Ata janë nxitësit e konfliktit, po shpërndajnë më shumë municion për Ukrainën
26 Mars, 16:22
-
VIDEO/ Mjetet të bëra copash, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! Autobusi i kthyer përmbys
26 Mars, 16:18
-
Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh, s'dua ta rikthej! Më bëhet qejfi që më ka mbështetur
26 Mars, 16:03
-
Aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, u përplas me një mjet! 3 të plagosur (VIDEO)
26 Mars, 15:50
-
Ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij
26 Mars, 15:45
-
Kristjan Prenga ‘shkatërron’ amerikanin, fitore me nokaut në raundin e 3! Boksieri shqiptar merr dy tituj (VIDEO)
26 Mars, 15:35
-
150 familje në Patos furnizohen me ujë të ndotur, banorët: Paguajmë faturat kot, e rrezikshme për t’u larë
26 Mars, 15:32
-
Kiara Tito flet për herë të parë pas daljes nga ‘Big Brother VIP’: Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit
26 Mars, 15:25
-
Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030
26 Mars, 15:16
-
Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit
26 Mars, 15:12
-
100 vjetori, ikonat e Flamurtarit përballë kombëtares së viteve 80-90! Ruci: Jemi klub me histori të madhe
26 Mars, 15:12
-
Izraeli prej muajsh në protesta, kërkojnë ndalimin e reformës që kufizon kompetencat e Gjyqësorit
26 Mars, 15:09