Papa Françesku është nisur drejt Brazilit dhe pritet të zbarkojë në Rio de Janeiro rreth orës 21 të mbrëmjes ose në orën 16 me orën lokale.Vizita e argjentinasit Bergolio shënon edhe fillimin zyrtar të festimeve për Ditën Botërore të rinisë. Papa do të pritet në aeroport nga Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, por bëhet fjalë për një takim të shpejtë.
Papa Françesku ka kërkuar që të mos ketë takime zyrtare përpara se të takojë njerëzit dhe ai do të drejtohet fillimisht në Katedralen metropolitane dhe me pas do të përshëndesë turmën në disa kilometra që do të përshkojë në qëndër të Rios.
Papa ka kërkuar që gjatë kalimit mes turmës automjeti të mos i ketë pjesët anësore të blinduara. Gjatë vizitës së Bergolios pritet që Brazili të blindohet nga forcat e policisë pasi priten manifestime, por organizatorët e këtyre protestave kanë saktësuar se nuk bëhet fjalë për protesta kundër Papës apo Kishës Katolike, por kundër korrupsionit në vend.
Në aeroportin e Fiumicinos në Romë, Papa është përcjellë edhe nga Kryeministri Letta ndërsa ajo që të bën përshtypje në thjeshtësinë e tij është fakti se cantën, pra bagazhet i ka marrë vetë në momentin e ngjitjes për në avion.
(sg/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com