Papa: Përshëndes me dashuri popullin shqiptar për përgatitjen e kësaj vizite

Katër ditë para se të vizitojë Shqipërinë, Papa Francesku i është drejtuar sot besimtarëve me një mesazh popullit shqiptar: Përshëndes me dashuri që tani popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjen e kësaj vizite".

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku foli sot për udhëtimin në Shqipëri, të dielën, më 21 shtator.

"Të dielën e ardhshme, me ndihmën e Hyjit, do të shkoj në Shqipëri. Vendosa ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë, për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist, ndërsa tani po realizon bashkëjetesën paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare. Përshëndes me dashuri që tani popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjen e kësaj vizite. U kërkoj të gjithëve të më shoqërojnë me lutje, me ndërmjetësimin e Zojës së Këshillit të Mirë. Faleminderit", është shprehur Ati i Shenjtë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit