Papa Françesku ka reaguar sot për vrasjen e murgeshave në Jemen, duke e dënuar vrasjen e 16 njerëzve, përfshirë katër murgesha katolike, në një shtëpi të pleqve në Jemen.

Papa Françesku ka thënë se sulmi në qytetin Aden ka qenë një “akt i dhunës së pakuptimtë dhe djallëzore”.

Vatikani, përmes një deklarate, ka thënë se dy prej murgeshave kanë qenë nga Ruanda, një nga India dhe një nga Kina.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)