Papa Françesku ka sugjeruar se ai mund të jetë i hapur që ta bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike.
Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh, që e kanë pyetur për ta sqaruar këtë çështje, ai ka thënë se çdo kërkesë për bekim, duhet të trajtohet me “mirësi pastorale”.
“Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojmë, kundërshtojmë dhe përjashtojmë”, ka thënë ai.
Megjithatë, Papa ka thënë se Kisha ende e konsiderohen marrëdhënien mes personave të gjinisë së njëjtë si “mëkat” dhe ende nuk e njeh martesën mes këtyre personave.
Kjo ka qenë një prej shumë kërkesave që i janë drejtuar Papës në një takim me pjesëmarrës nga e gjitha bota, për të diskutuar të ardhmen e Kishës.
Në Kishën Katolike, bekimi është lutje që bën një zyrtar i kishës, i cili i lutet Zotit që ta shohë me mirësi atë person, apo personat që bekohen.
Peshkopët në disa shtete, përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, kanë nisur t’iu lejojnë priftërinjve që t’i bekojnë çiftet e personave me gjini të njëjtë, mirëpo pozicioni zyrtar i Kishës mbetet i paqartë./REL
Ky ligj do ishte nje ligj idiot pasi hedh poshte dhe vet teorine antike te Adam dhe Eva ndaj duhet qe kisha te krijoje nje dege posacme qe ben keto procedura jo kisha normale , kisha si institucion ben martese te “Adam dhe Eva” pra burre e grua , ndaj besoj duhet te ishte nevojshme te kijohej dege qe ben keto ,jo dega tradicionale! Pra do ishte paradoks te besosh pastaj vet per Adam dhe Eva dhe piknisjen, gjithsesi mendoj qe familja tradicionale eshte familja normale qe i reziston kohës…
Përgjigju