VATIKAN - Papa Françesku foli kundër organizatave mafioze që shfrytëzojnë dhe skllavërojnë njerëz dhe bëri thirrje që të pendohen, fjalë që të rikujtojnë lutjen e Papa Gjon Palit të II, njëzet vjet më parë.

Duke folur në fjalimin e përjavshëm në Sheshin e Shën Pjetrit, ku papa Françesku u jep bekimin besimtarëvve, ai foli për mafian për herë të parë që kur u bë kreu i Kishës Katolike dy muaj më parë.

Mendoj për dhimbjen e thellë të burrave e të grave, por edhe të fëmijëve, të shfrytëzuar nga mafia për qëllimet tyre. “Të lusim Zotin, që këta njerëz të pendohen dhe të kthehen në rrugën e Tij”,-është shprehur më pas Ati i Shejntë.
 
Në njërin prej fjalimeve e tij më të famshme në Agrigento, Siçili në maj të vitit 1993, Gjon Pali II u bëri thirrje mafiozëve me zemërim: "Pendohuni sepse një ditë ju do të përballeni me gjykimin e Perëndisë."

Gjithashtu, Papa Bergoglio kujtoi edhe shembullin e anti-mafias siçiliane, priftin Giuseppe Puglisi, i cili u vra nga persona të armatosur në vitin 1993 jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e ishullit të Palermos, i cili u shejntërua gjatë një ceremonie të shtunën e kaluar.

Puglisi është tepër i njohur në Itali për luftën e tij kurajozë kundër "Oktapodit" në Sicili dhe që të rinjtë të mos binin të duart e mafias.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)