Papadhimos, kryeministër
nesër betimi i qeverisë greke

Papadhimos, kryeministër<br />nesër betimi i qeverisë greke
ATHINE- Lukas Papadhimos, 65 vjecari ish zv presidenti i Bankës Qendrore Europiane është emëruar kryeministri i ri i qeverisë së Koalicionit.

Qeveria e re do të betohet nesër në orën 14. 00 me orën greke. Lajmi bëhet I ditur nga televizioni shtetëror grek duke cituar burime zyrtare nga pallati presidencial.

KUSH ESHTE LUKAS PAPADHIMOS
64 vjeç, ish-guvernator i Bankës së Greqisë (1994-2002) post nga ku ai kontribuoi në futjen e Greqisë në euro, më tej zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane përkrah Jean-Claude Trichet (2002-2010), ky profesor në ekonomi i konsideruar si motor intelektual i institucionit të Frankfurtit, aktualisht pedagog në Harvard (Shtetet e Bashkuara) për një kurs me temë "kriza financiare globale: përgjigje dhe sfida"

TAKIMI NE PRESIDENCE
Në pallatin presidencial zhvillohet takimi i liderëve të partive, nga ku pritet të dalë dhe lista e ministrave dhe emri i kryeministrit të qeverisë së re të unitetit kombëtar e cila do të cojë Greqinë në zgjedhje të parakohshme.

Gazetarët grekë raportojnë për një bisedë telefonike mes kryeministrit në largim Papandreu dhe Lucas Papadhimos të zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, ku është diskutuar për pranimin e postit të kryeministrit nga ana e tij.

Ish- zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane besohet se i ka treguar Papandreut me kushtet për pranimin e propozimit dhe se biseda është zhvilluar në klimë të mirë.
Sipas Papadhimos në qeveri duhet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të partive të tjera, jo vetëm të PASOK dhe Demokracisë së re.

FJALA E PAPADHIMOS SI KRYEMINISTER I RI
Gjatë deklaratës së tij të parë si kryeministër i qeverisë së koalicionit, Lukas Papadhimor falenderoi për besimin që u tregua ndaj tij.

“Jam i bindur se pjesëmarrja e vendit në zonën e euros do të lehtësojë rregullim ekonomik”, tha Papadhimos. “Ekonomia greke po përballet me probleme të mëdha, pavarësisht përpjekjeve të bëra. Vendimet e ardhshme do jenë vendimtare”.

Papadhimos theksoi gjithashtu se nevojitet që vendi të qëndrojë me cdo kusht në Eurozonë.

KRYEPESHKOPI ANULON UDHETIMIN, QENDRON NE ATHINE
Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Ieronimus ka anulluar një udhëtim që ishte planifikuar prë tu zhvilluar sot në Ishullin e Kios. Mediat greke bëjnë të ditur se kjo është shenjë e qartë se shpallja e qeverisë dhe betimi I saj do të bëhet sot. Tradicionalisht kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar bëjnë betimin para Presidentit në prani dhe të kryepeshpokit të Greqisë.

BRUKSELI: GREQIA SËRISH NË RECESION GJATË 2012-s
Greqia do të mbetet sërish në recesion gjatë vitit të ardhshëm, me një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në masën 2,8 për qind, paralajmëroi sot Komisioni Evropian në parashikimet e tij për këtë vjeshtë, pavarësisht se gjatë pranverës vendi ballkanik pati një rritje të PBB-së prej 1,1 për qind.
Brukseli pret tani një rikthim në rritje për Greqinë në vitin 2013 në masën 0,7 për qind.

(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit