George Papandreu ka mbajtur një konferencë shtypi para takimit me presidentin Karolos Papulias. Papandreou ka folur për suksesin e marrëveshjes  mbi qeverinë e re.

“Greqia ia doli të vendosë demokracine mbi tregjet,” tha Papandreou. “Arritëm një qeveri mbi konturet e partive”. Ai vazhdoi duke thënë se nevojitet të bëhet gjithcka për të zbatuar marrëveshjet me BE dhe për të mbetur në euro-zonë. “Interesi kombëtar vjen para gjithckaje” tha Papandreou.

Papandreou nuk dha komente mbi emrin e presonit që do të marrë postin e tij, por tha se “kryeministri i ri do të jetë një emër që do na bashkojë”.