ATHINE- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu mori votëbesimin e parlamentit pas mesnatës së të premtes duke shmangur kështu zgjedhjet e parakohëshme që do të kishin destabilizuar edhe më tej eurozonën.
''Papandreu mori 153 vota nga 298 deputetë të pranishëm, ndërsa 145 deputetë votuan kundër qeverisë'', theksoi kryetari i parlamentit.
Rezultati nuk ishte i garantuar pasi disa deputetë të partisë Socialiste (Pasok) kërcënuan se do të votonin kundër, ndërkohë që maxhoranca e partisë u reduktua gjatë javës së kaluar.
PAPANDREUNë një fjalim para votimit, Papandreu bëri thirrje për një qeveri të re koalicioni për të miratuar paketën e shpëtimit financiar që është me rëndësi jetike që vendi të mos falimetojë si dhe për stabilitetin e eurozonës. Ai tha në parlament se do të vizitojë Presidentin e Greqisë sot për të diskutuar formimin e një qeverie me bazë të gjerë që do të siguronte paketën financiare. Gjthashtu deklaroi se ishte i gatshëm të lejonte një person tjetër të udhëhiqte qeverinë provizore, por thesoi se mbajta e zgjedhjeve të parakohëshme do të ishte shkatërrimtare.
VENIZELOS Nga ana e tij Ministri i Financave Evangelos Venizelos tha se vendi ka nevojë të ngutëshme për këstin prej 11 miliardë dollarësh të paketës së shpëtimit prej 150 miliardë dollarësh. Udhëheqësit evropianë dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë thënë se Greqia nuk do të marrë asnjë qindarkë nëse heq dorë nga marrëveshja e shpëtimit financiar.
PROTESTA
Votimi më parlament u mbajt një ditë pasi zoti Papandreu anulloi referenduminqë acaroi udhëheqësit botërorë që përpiqeshin të hartonin një plan për shpëtimin e eurozonës. Udhëheqësi grek u kundërshtua nga partia Demokracia e Re si dhe nga disa anëtarë të partisë së tij socialiste Pasok. Ndërkohë që mijëra protestues marshuan në qendër të Athnës gjatë votimit të djeshëm kundër masave shtrënguese ekonomike që përfshihen në paketën e shpëtimit financiar të Greqisë.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.1%
-
Jo
23.4%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cilat shenja të zodiakut kanë instinktin e detektivit?
10 Janar, 18:14
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet arrijnë deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
10 Janar, 17:21
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër
10 Janar, 17:15
-
Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord
10 Janar, 17:11
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09