Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, kryeministri socialist tha se Greqia tashmë do të ketë një qeveri të unitetit kombëtar.
Sipas disa njoftimeve të agjencive që përputhen me njëra-tjetrën, kryetari i parlamentit, Filippos Petsalnikos do të jetë kryeministër i ri i Greqisë. Kanditdat tjetër i mundshëm është deputeti i PASOK, Apostolos Kaklamanis. Lajm ky i mohuar nga të dy. Deri më sot kandidat kryesor ishte ish-zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Lukas Papademos. Partitë po shikojnë dhe për emra të tjerë për postin e kryeministrit, kanë bërë të ditur burime nga partia socialiste dhe parita konservatore. “Kandidatura e Papademus, ka hasur problem tek të dyja partitë”- citohet të ketë thënë një burim anonim për agjencinë e lajmeve Reuters.
Pas fjalimit televiziv, Papandreu i është drejtuar zyrës së presidentit grek Karolos Papulias për të dhënë dorëheqjen. Papandreu u shpreh se ai i uron shumë suksese qeverisë së re dhe se është arritur marrëveshja e duhur për një qeveri të tillë. Të dyja partitë e mëdha pas ditë debatesh të ashpra, kanë rënë dakord për një qeveri të përkohshme. PASOK-u dhe partia konservatore, "Demokracia e Re" do të bashkëpunojnë, megjithë mospajtimet që kanë, me qëllim që të luftojnë krizën dhe të nxjerrin Greqinë nga gjendja kritike, ku ndodhet aktualisht, tha Papandreu.
Ne grekët jemi në gjendje të bashkëpunojmë Greqia do të bëjë gjithçka që të mos dalë nga eurozona, theksoi Papandreu. Detyra kryesore e qeverisë së re është që punojë së bashku me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të vënë në jetë masat drastike të kursimit që synojnë konsolidimin e e rimëkëmbjen e financave të shkatërruara të shtetit.
Ndërkohë mësohet se Karaxhaferis, kreu i partisë popullore ortodokse, ka dalë i irrituar nga takimi: “Papandreu e Samaras bejne lojera,” u shpreh ai. Me sa duket Karaxhaferis ka pasur preferenca të tjera: "Në krye të qeverisë duhet Lukas Papadhimos," ka thënë ai
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.2%
-
Jo
61.1%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 838
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë
28 Nëntor, 16:30
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55
-
Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët
28 Nëntor, 15:43