Papandreu u kërkon
dorëheqjen ministrave

Papandreu u kërkon<br />dorëheqjen ministrave
Përfundon mbledhja e qeverisë Greke, ku sipas mediave mësohet se Papandreu ka pohuar se tashme ndodhen drejt fundit te procesit. Jorgos Papandreu u ka kërkuar ministrave te kabinetit te tij te japin dorëheqjen.

Kryeministri i ri do te drejtoje qeverinë e unitetit, deri ne organizimin e zgjedhjeve te reja ne Greqi. Bisedimet e politikanëve për zgjedhjen e kryeministrit të ri, i cili do të udhëheqë qeverinë e përkohshme të unitetit, nisen pasi Jorgo Papandreu pranoi të largohet.

Favoritë kryesorë për këtë post janë Lukas Papademos, ish udhëheqës i lartë i Bankës Qendrore Evropiane, dhe Evangelos Venizelos, aktualisht ministër i financave. Venizelos u tha gazetarëve dje në Bruksel se Greqia e ka qeverinë e unitetit kombëtar. “Ne kemi qeveri të re të unitetit kombëtar dhe të përgjegjësisë kombëtare. Kjo është provë për përkushtimin tonë dhe për kapacitetin tonë kombëtar për të implementuar programin dhe për të rindërtuar vendin tonë”, tha Evangelos Venizelos.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë

FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë