Papare me djathë dhe erëza

Përbërësit:

  • 6 feta bukë të ndenjur
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Djath i bardhë
  • Erëza të ndryshme

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim yndyrën, shtojmë bukën e copëtuar. Nëse nuk kemi bukë të ndenjur, atëherë bukën e vendosim në furrë të thahet paksa. Pasi e kemi kaurdisur pak shtojmë erezat duke e trazuar mirë bukën. Shtojmë dhe pakëz ujë dhe në fund e spërkasim paparen me djathë të thërrmuar.