Papulias mesazh uniteti
për minoritetin grek në Shqipëri

Papulias mesazh uniteti<br />për minoritetin grek në Shqipëri
DERVIÇAN - Presidenti grek, Karolos Papulias, ka dërguar një mesazh për përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri. Papulias ka kërkuar unitet brenda minoritetit dhe ka ofruar mbështetjen e tij. Mesazhi është lexuar nga konsulli grek në Gjirokastër, Nikos Kotrokis, gjatë festimeve për 21 vjetorin e OMONIA-s. Siç raporton ‘Greek Reporter’, në festime ka pasur edhe zyrtarë grekë. Në fjalën e mbajtur, presidenti i OMONIA-s, Vasil Bollano, ka treguar vështirësitë e organizatës. Kurse kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kërkuar një bashkim të sinqertë. Dule ka folur gjatë për çështjen e censusit, duke thënë se ata do ankohen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
"Lufta që kemi filluar do të vazhdojë, me ankesat në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendimeve tona për një regjistrim të helenizmit në 2012".

Lajmi për takimin u botua në faqen online "Greek Reporter".

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt