Paqartësi për motivin e vrasjeve
në Orlando të SHBA nga Mateen

Paqartësi për motivin e vrasjeve<br />në Orlando të SHBA nga Mateen
Autoritetet amerikane bënë me dije se vrasësi Omar Mateen ju zotua për besnikëri Shtetit Islamik para se të kryente masakrën më të rëndë në historinë amerikane. Tragjedia përfundoi kur policia ndërhyri në klubin ku Mateen mbante pengje dhe e eliminoi atë fizikisht. Por presidenti amerikan Obama tha se hetimi po e trajton ngjarjen si një sulm terrorist, megjithëse nuk ka ende prova të qarta që Omar Mateen të jetë drejtuar nga Shteti Islamik. Në të njëjtin kuadër, drejtori i FBI-së, James Comey tha se ka tregues radikalizimi dhe frymëzimi nga organizatat e huaja terroriste.

Madje ai u shpreh se FBI mendon se vrasësi u radikalizua të paktën pjesërisht përmes internetit. Më herët babai i vrasësit tha se Omar Mateen kishte shumë urrejtje në zemër, por duke hedhur poshtë sugjerimet se masakra kishte arsye fetare.
Ish gruaja e Mateen po ashtu deklaroi për mediat se ai kishte probleme psikologjike dhe ishte një njeri i dhunshëm.
Por autoritetet amerikane duket se mendojnë se pavarësisht këtyre problemeve, ishte radikalizimi ekstremist që e shtyu të hidhej në veprim. Pas zbulimit se Mateen ishte intervistuar nga FBI në vitet 2013-14, kjo e fundit tha se nuk kishte asnjë provë që të vazhdonte hetimet ndaj tij.
Omar Mateen i bleu ligjërisht armët që përdori në sulm përpara pak ditësh dhe mediat kanë nisur të ngrënë pyetjen pse një individ kaq i trazuar sa ai, diçka e pranuar nga familja, miqtë dhe kolegët e tij, u lejua që të zotëronte armë. 

ISIS mori përsipër masakrën, por ka shumë dyshime se Mateen mund të jetë shtyrë nga arsye personale, ndoshta homophobia, siç thotë i ati, ose mund të bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “ujk vetmitar”, i cili është vetëradikalizuar ashtu si autorët e masakrës së San Bernardinos.
Kjo hipotezë konfirmohet edhe nga Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili në përfundim të një takimi me zyrtarë të FBI-së dhe antiterrorizmit tha se nuk ekziston asnjë provë e qartë se vrasësi i Orlandos ishte udhëzuar nga ekstremistë, apo se ishte pjesë e një komploti më të gjerë.
Sipas liderit të Shtëpisë së Bardhë, vrasësi është frymëzuar nga informacionet ekstremiste të shpërndara në internet. Obama e cilësoi rastin si një ekstremizëm të ushqyer brenda kufijve kombëtar.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......