Paqe në sytë e BE-së, Topalli
e Rama shtrëngojnë duart

Paqe në sytë e BE-së, Topalli<br />e Rama shtrëngojnë duart
TIRANË – Të akuzuar gjithmonë nga njëri – tjetri për shkak të bindjeve të ndryshme politike, kryetari i PS-së Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë vendosur paqen mes tyre. Një paqe e përkohshme kjo, në emër të kulturës.
Dy kundërshtarët politikë janë fotografuar duke i shtrënguar dorën njëri – tjetrit gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit “European citizen”, fotografit shqiptar, Fatmir Velaj.
Duket se konsensusi i arritur në sallën e Kuvendit për miratimin e ligjeve që kërkohen nga Bashkimi Europian si pjesë e kushteve për paketën integruse, ka vijuar edhe në ambjentet jo aq politike sa legjislativi.
Thuajse në çdo dalje publike Topalli ka akuzuar Ramën se bëri që për interesat personale, vendi të qëndronte në vend numëro për integrim. E nga ana tjetër PS dhe vetë Rama disa herë kanë iniciuar mocion për shkarkimin e Topallit, të cilët në vazhdimësi e akuzojnë se shkel Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Megjithatë, edhe këtë herë paqja është treguar në sytë e ndërkombëtarëve, pasi pak hapa larg kryesocialistit Rama dhe kryetares së Kuvendit, Topalli qëndrojnë të ulir, zv. Presidenti i PE, Martinez apo ambasadori i KE në Tiranë, Sekui.
Për sy të botës, apo për qejfin e tyre, këtë e dinë vetëm dy rivalët.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?