Vora dhe Flamurtari barazuan 0-0 në ndeshjen hapëse të raundit të 22-të në Superligë. Sfida tregoi se Vora ishte më kërkuese në fushë, paçka se nuk ia doli të shënonte. Vorakët e Bellait kanë tre barazime radhazi dhe mund të futen në 'vallen' e mbijetesës. Nga ana tjetër Flamurtari me dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit mbetet në vendin e tetë me 19 pikë. Nga ky rezultat përfiton Tirana e vendit të fundit, që sheh më pranë rivalët duke pasur edhe një ndeshje më pak.


Lajmi kryesor:

Superliga/ Partizani barazon 2-2 kundër AF Elbasanit, Sembene bie pa ndjenja në fushë! Dinamo vijon krizën, Vora paqe me Flamurtarin