Anke Weber, drejtuesja e misionit të FMN-së në Tiranë komentoi paqen fiskale. E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku, Weber tha se qeveria ka bërë përparim në forcimin administrativ të të ardhurave. Por, ajo paralajmëroi se disa prej elementëve të propozuar në paqen fiskale mund të rrezikojnë arritjet e deritanishme me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve
“Kemi parë draftin e fundit të paketës, vëmë re që qeveria ka bërë përparim gjatë viteve të fundit në forcimin administrim të të ardhurave në përputhje me këshillat tona. Kemi frikë që disa prej elementëve të projektpropozimit mund të minojnë progresin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për përmbushjen dhe për drejtësinë”, tha Weber për Report Tv.
Lajmi kryesor:
FMN: Kujdes me ‘Paqen fiskale’, minon progresin me të ardhurat! Malaj: Ekonomia u rrit me 3.6% në 6 muajt e parë të vitit









