Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Optimizmi dhe aftësitë tuaja sociale do t’ju sjellin fat në këtë ditë të parë të javës. Do të jetë e vështirë për ju, që të zgjidhni midis nevojës për kënaqësi vetjake dhe paqe të brendshme!
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Këtë të hënë nuk do ta keni gojën vetëm për bukë, fjalët do ju rrjedhin lirshëm. Është koha për të menaxhuar një dilemë të vështirë. Po ktheheni në formë, veçanërisht me muskujt.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Do të tundoheni të ndërmerrni rreziqe. Por do të keni fat. Do t’ju duhet të rishikoni përparësitë në lidhje me stilin e jetës që bëni.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Paqja juaj shpirtërore sjell reflektim dhe do të frymëzojë njerëzit që t’ju besojnë më shumë. Një shpërthim energjie do t’ju ndihmojë të veproni në mënyrë konstruktive, nuk do të dëshpëroheni më kot.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Do të keni mundësi të takoni disa njerëz interesantë. Ka diçka të papritur në ajër. Pritet të përfshiheni në punët e shtëpisë dhe sakaq, aromë lodhjeje vërtitet rreth jush.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Optimizmi juaj është në rritje dhe është koha për të përfituar nga gjërat e mira në jetë. Ka shumë për të bërë përreth jush, por mos vallë është koha të njihni kufizimet tuaja. Do të ishte më mirë të kërkoni paqe dhe qetësi që të ndjeheni më mirë me veten.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Besimi që jeni në idetë tuaja ju bën kokëfortë, por në mënyrën e duhur! E gjitha kjo do të çojë në disa diskutime konstruktive dje interesante. Përfshirja juaj është një shenjë pozitive se gjërat po ecin mirë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Ju duhet të lini pas me vendosmëri shqetësimet që ju kanë kapluar, për të përfituar sa më shumë nga jeta. Po po, madje sa më shumë që të jetë e mundur. Ju pa dashje po i nxisni gjërat që t’iu bëhen gjithnjë e më të vështira, më të sikletshme…
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Ndiheni nën presion nga nevojat e atyre që ju rrethojnë. Mos lejoni që kjo t’ju dekurajojë. Ju nuk jeni Nënë Tereza. Ndiheni fizikisht shumë të lodhur dhe duhet të arrini të plotësoni orët e gjumit për të filluar më mirë javën.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Gjendja juaj e mirë perceptohet nga ata përreth jush. Do të ndjeni se gjithçka po ndodh shumë shpejt rreth jush dhe do t’ju duhet të shfrytëzoni burimet tuaja të fshehura duke përdorur dhe armët rezervë apo asin nën mëngë.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Jeni tashmë plotësisht gati për të falur dikë dhe për harruar të shkuarën, prandaj bëjeni pa keqardhje! Pozicioni juaj meditues ju shtyn të merrni kohë për t’u çlodhur. Ndoshta kjo vlen për energji të reja.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Një humor i mirë do të ndjehet kudo dhe do të jeni më mirëkuptues me ata që ju rrethojnë. Bëni disa pushime, nuk po i trajtoni gjërat mirë në aspektin profesional.