Paqja mes Kolumbisë dhe FARC
miratohet amnistia për rebelët

Paqja mes Kolumbisë dhe FARC<br />miratohet amnistia për rebelët
Kongresi i Kolumbisë ka miratuar një ligj i cili ofron amnistinë për mijëra luftëtarë rebelë të cilët janë akuzuar për krime gjatë luftës civile që përfshiu vendin për disa dekada.

Një ligj i tillë është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes mes qeverisë dhe forcave rebele të FARC.
"Kjo do të thotë se rruga për të garantuar demobilizimin dhe çarmatosjen e anëtarëve të FARC në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm është shumë e qartë," tha ministri i brendshëm Juan Fernando Cristo.

"Kjo i jep fund  një  konflikti 52-vjeçare mes palëve.Braktisja e armëve nga forcat rebele është tani në duart e Kombeve të Bashkuara në mënyrë që i gjithë procesi i zbatimit të  marrëveshjes të fillojë,’ shtoi ministri.

Më shumë se 7000 forca të FARC pritet të dorëzojnë armët në 6 muajt e ardhshëm dhe ata që do të shpallen fajtor për krime lufte nuk do të përfitojnë amnisti.

Vetëm pas katër vitesh bisedime,qeveria dhe FARC ranë dakord mbi marrëveshjen e paqes cka u rrëzua nga qytetatërt në referendumin  e mbajtur pak muaj më parë. Gjithashtu pritet nga rebelët që të japin të gjithë informacionin që kanë për trafikun e drogës në vend, ndërsa gjithashtu është vendosur se marrëveshja për paqen nuk do të jetë pjesë e kushtetutës se Kolumbisë.

Kujtojmë se gjatë konflikrit 52 vjecar kanë humbur jetën më shumë se 200.000 njerëz dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen ndërsa president i Kolumbisë Santos mori cmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të sjellë paqen dhe stabilitetin në vend.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota