KORÇË - Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Korçë ka denoncuar në Prokurorinë e Rrethit administratoren e ndihmës ekonomike dhe PAK në komunën Qendër Bulgarec të Qarkut Korçë me motivacionin e shpërdorimit të detyrës dhe shkaktim dëmi ekonomik.
Denoncimi është bërë pas kontrollit të ushtruar në muajin shkurt 2014 për zbatimin e legjislacionit për përfitimin e pagesës së ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar si dhe realizimin e detyrave të lëna nga kontrolli i meparshëm.
Gjatë këtij kontrolli janë konstatuar këto shkelje:
109 familje kanë përfituar ndihmë ekonomike në vitin 2013 në shkelje të VKM nr.787 datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”.
62 familje që në momentin e kryerjes së kontrollit nuk ishin në skemën e ndihmës ekonomike, sepse ishin larguar nga skema nga administratorja, në vitin 2013 këto familje kanë përfituar ndihmë ekonomike, në kundërshtim me VKM Nr.787 datë 14/12/2005 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”, i ndryshuar.
Në 2 raste janë kryer pagesave për personat para dhe tetraplegjik dhe kujdestarët e tyre, pas vdekjes së personave me aftësi të kufizuar, në kundërshtim me V.K.M. nr.618 datë 7.9.2006" Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar", duke i shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit prej 142000 lekë, ndërsa në 1 rast personi me aftësi të kufizuar është trajtuar pas përfundimit të afatit të përcaktuar në Vendimin e Komisionit Mjekësor, në kundërshtim me V.K.M. nr.618 datë 7.9.2006" Për përcaktimin e kritereve,të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar ", duke shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit në vlerën gjithsej 12000 lekë.
Sipas Shërbimit Social Shtetëror, veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi administratoren e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar të Komunës Qendër Bulgarec, për të cilën është depozituar edhe kallëzimi penal në Prokurori.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com