Para se të mbyllni një histori është më mirë të reflektoni...horoskopi për sot

Para se të mbyllni një histori është më mirë të reflektoni...horoskopi për sot

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Kohë e mirë për dashuri. Dita e hënë është premtuese, thjesht duhet ta lini veten të shkojë pas emocioneve. Në punë keni shumë vullnet dhe kjo herët a vonë do të shpërblehet!

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Para se të mbyllni një histori është më mirë të reflektoni. Mbrëmja e së hënës është e mrekullueshme për të folur dhe për të takuar njerëz të rinj. Në punë, perspektiva është e mrekullueshme, por ndoshta duhet të kuptoni se çfarë gabimesh keni bërë në të kaluarën!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Hëna është në dizavantazh këtë të hënë ndaj në dashuri është më mirë të bëni gjithçka me qetësi. Nga ana tjetër lidhjet e rastit duken të mundshme. Në punë, ka nga ata që së shpejti do të lënë diçka për të krijuar biznesin e tyre!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Yjësia është paksa kritike, veçanërisht nëse duhet të bëni një zgjedhje në dashuri. Në punë ndonjëherë nuk ndiheni në vendin e duhur, jeni pak të lodhur. Dhe po ndiheni të huaj për njerëzit dhe gjërat përreth jush!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Në sferën e dashurisë, duhet të përfitoni nga këto ditë për të lënë pas gjëra që kanë ikur tashmë, por duhet të punoni me veten. Në punë, dëshironi të bëni gjëra dhe të sillni risi. Jupiteri është në anën tuaj, kështu që nuk mund (dhe nuk duhet) të humbni më kohë!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri jeni pak nervoz, nuk keni stimuj. Përpiquni, por ndërsa bëni këtë, duhet të qëndroni të qetë. Nuk është momenti i duhur për të organizuar takime. Në punë, edhe aty mos u nxitoni!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Jeni pak të lodhur dhe kjo reflektoni aq sa nuk e fshihni dot veten. Bëni kujdes sidomos nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së Peshqve, Virgjëreshës dhe Binjakëve. Në punë ju nevojitet një këshillë. Nxitimi nuk është kurrë aleati më i mirë!

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Dëshironi të jetoni një lidhje pa frikë? Epo, lëre veten të shkojë pas emocionit. Miqësitë që kanë lindur tani mund të nisin të shndërrohen në diçka më shumë, duke nisur nga data 18 e këtij muaji. Në punë, ka nga ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Mundohuni të vazhdoni të besoni në dashuri, nga ana tjetër do të dëshironit të jetonit një marrëdhënie pasionante. Në punë, si thua të bësh zgjedhje dhe ta kthesh jetën përmbys, për mirë?

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri, përpiquni të qëndroni të qetë, veçanërisht ndaj atyre që, sipas jush, përpiqen t’ju mbyllin shtigjet apo t’iu kthejnë krahët. Në punë vijnë ndryshime për ata që janë partnerë apo bashkëpunëtorë!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Hëna është në anën tuaj, dita është interesante. Çiftet në krizë, megjithatë, ndoshta duhet të bëjnë një pauzë për të reflektuar. Në punë pranoni propozime. Bashkëpunimi me dikë mund t’ju ndihmojë!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Hëna dhe Venusi janë të kundërta me shenjën tuaj, ndaj në dashuri është më mirë të qëndroni të qetë. Nuk duhet t’i dorëzoheni provokimeve. Në punë ka nga ata që ndihen të anashkaluar dhe kanë vështirësi për të realizuar projekte. Por çdo gjë do të ndryshojë, herët a vonë!

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha