TIRANË- Bordi i Transparencës do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të jetë i pari nga demokratët e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj që nisën aksionin e tyre opozitar
“Dua të informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka përgatitur dhe ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit”, tha Alibeaj, duke e akuzuar se ky bord nuk ka qenë në mbrojtje të interesave të qytetarëve, por të oligarkëve të lidhur me qeverinë Rama.
Në përfundim të mbledhjes me deputetët që e rikonfirmuan atë si kryetar të grupit parlamentar, Alibeaj prezantoi 3 prioritet e opozitës, pika këto të pa dakordësua me pjesën tjetër të demokratëve të drejtuar nga Sali Berisha. Një fakt i tillë konfirmon edhe njëherë se në këtë sesion të ri parlamentar, opozita do të vijojë me luftën e brendshme.
Duke qenë i vetëdijshëm, se kjo “luftë” ka ndikuar në shfokusimin e opozitës”, Alibeaj tha se 3 reforma, ajo zgjedhore e administrative, Reforma për Dekomunistizimin e shoqërisë dhe Reformat Antikorrupsion dhe luftën ndaj Krimit të Organizuar, do të jenë 3 shtylat kryesore. Ndalur te Reformat Zgjedhore dhe ajo Administrativo-Territoriale, Alibeaj sqaroi se opozita e drejtuar prej tij do të dalë brenda shtatorit me propozime konkrete.
“Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale. Të dy grupet e punës që janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma, do të konkludojnë brenda muajit Shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to”, tha Alibeaj.
Ajo që është komentuar më së shumti, e jo pak herë është marrë si sulm ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës është Reforma për Dekomunistizimin e shoqërisë. Për këtë, Alibeaj tha se nuk duhet të identifikohet me persona të caktuar.
“Në ka një shërbim të keq që mund t’i bësh ëhstë të përdorësh këto mjete për lutë të vogël partiake, për të asgjësuar tjetrin, te hakmarrja, jo, lustracioni është nevojë e shoqërisë , e plotë, e gjerë, bazuar mbi fakte, mbi një proces administrativ dhe gjyqësor, publik dhe tek e drejta e tyre për t’u mbrojtur”, tha ai.
Një mesazh e ka pasur edhe për Sali Berishën. Kreu i grupit Parlamentar theksoi se nën drejtimin e tij, do të përpiqet që të forcojë marrëdhëniet me partnerët, BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Përmendja e këtyre shteteve, është jo e rastësishme, pasi nuk janë thjesht aleat të Shqipërisë, por 2 shtetet që e kanë shpallur Sali Berishën ‘Non Grata’.
“Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të cimentuar regjimin antidemokratik dhe antiperëndimor të Edi Ramës”, u shpreh Alibeaj.
Ndonëse e vonuar dhe për këtë edhe ai vetë është i vetëdijshëm, Alibeja bëri me dije se brenda javës ky grup parlamentar do të hartojë një pakete ekonomike dhe energjitike, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize
Tre shtylla kryesore të aksionit opozitar
- Reforma legjislative
- Mbrojtja e interesit të qytetarëve
- Kontrolli parlamenta
Enkelejd Alibeaj ka komentuar shifrën e deputetëve (16) që i janë bashkuar në mbledhjen që mbajti ditën e sotme duke thënë se nuk do të flasë për numra pasi sipas tij, kjo i shërben vetëm Edi Ramës.
“Dua të shkëputem nga shifrat. Ne duhet të bëjmë opozitë reale duke pikasur e identifikuar çështjet që preukopojnë sot shqiptarin pa punë, pa siguri, pa shpresë, kjo është mënyra. Teknikalitetet se janë konsumuar, mund t'ju them që në takimet që kemi pasur, janë konsultuar, edhe sot madje, këtu apo online s'ka rëndësi. E rëndësishme është cilësia e këtyre prioriteteve. Këtë do të bëjë Edi Rama, kurthin e numrave”, tha Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje nëse ka tentuar të komunikojë me deputetët që mbështesin Sali Berishën në mënyrë që të kenë të njëjtat prioritete në sesionin e ri parlamentar. Pyetjes të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, iu përgjigj duke thënë se ka përshtypjen se nuk ka ndasi mes deputetëve kur flitet për prioritetet e opozitës.
“Ajo çfarë u deklarua këtu ishin prioritetet parlamentare për veprimtarinë e grupit parlamentar të PD. Nuk dua të mbetem pas me të shkuarën. Çoroditja e opozitës ia ka bërë të lehtë Edi Ramës të bëjë përshesh. Sot duhet të kalojmë në akte e veprime konkrete. Tani janë këto prioritete. Për ne që kemi rënë dakord për këtë çështje, ajo çfarë na bën bashkë janë këto çështje. Kam përshtypjen që për këto, nuk ka asnjë lloj ndasie mes nesh”, tha Alibeaj.
Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se nesër çdo të çojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit.
“Për këtë arsye, dua të informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka përgatitur dhe ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit”, tha Alibeaj.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se një tjetër prioritet i PD do të jenë Reformat Antikorrupsion dhe luftën ndaj Krimit të Organizuar. Alibeaj shtoi se Rama përfitoi nga çoroditja e PD, dhe mbajti në sirtar paketën për kontrollin e pastërtisë së figurës.
“Rreziku permanent në 32 vite poskomunizëm në Shqipëri është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Është korrupsioni që ka bllokuar zhvillimin ekonomik të vendit. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që rrezikon sigurinë kombëtare të vendit. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që mban ende në këmbë sistemin e kalbur të tranzicionit shqiptar. Prej kohësh raportet ndërkombëtare flasin në një zë se vendi jonë është më i korruptuari në Rajon dhe Europë dhe reklama e vetme për Shqipërinë mbetet fuqizimi i krimit të organizuar.
1 vit më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një paketë të plotë për kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetit të zyrtarëve të lart. Duke përfituar edhe nga çoroditja e opozitës, Edi Rama e ka mbyllur atë në syrtar, duke mos lejuar avancimin e kësaj reforme të shumëpritur nga qytetarët.
Etja për pushtet e pasuri e 250 shqiptarëve, që përbëjnë edhe rrethin e zyrtarëve të lart të shtetit, nuk mund të mbajë peng të ardhmen e 3 milion shqiptarëve të tjerë. Interesi dhe rehatija e 250 shqiptarëve, nuk mund të lë pa shprese e besim 3 milion shqiptarë të tjerë. Korrupsioni nuk është retorikë boshe e politikës që e sjell në vëmeëndje të publikut sa herë lufta politike e ditës ia kërkon. Korrupsioni nënkupton pasurim të paligjshëm të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni përkthehet në jetë luksi të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni shfaqet në pasuritë e pajustifikuara dhe të fshehura të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni vërehet tek lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Për pasojë luftohet, jo përmes retorikës boshe dhe sulmit ndaj institucioneve të drejtësisë, por duke i ngarkuar me ligj organet e drejtësisë, duke i vënë në dispozicion mekanizimin e duhur ligjor, që ti japin fund etjes për pushtet dhe pasurim të paligjshëm të 250 zyrtarëve të lart.
Shqipëria ka nevojë emergjentë për drejtësi, shqiptarët janë të etur për llogaridhënie. Pandëshkueshmëria, paprekshmëria e qeveritarëve, zyrtarëve të lart, bizneseve pranë tyre dhe krimit të organizuar janë arsyeja e vetme pse shqiptarët sot kanë humbur shpresën dhe besimin. Tanimë është koha që SPAK të veprojë dhe të mos ketë më asnjë alibi. Ne do të mbështesim cdo propozim që e forcon SPAK, që con përpara zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe shmang kapjen politike të drejtësisë”, tha Alibeaj.
Në mbledhjen me deputetët që e kanë rifonfirmuar si kryetar grupi, Enkelejd Alibeaj nuk ka lënë pa dërguar sinjale për PD-në e Berishës. Ai tha se kjo forcë politike do të vijojë që të ketë si qëllim kryesor forcimin e marrëdhënieve me SHBA. Sipas tij, nëse PD-ja do të përplaset me aleatin më të madh të shqiptarëve, atëherë do të vuloste regjimin e Ramës.
“Proçesi integrimit ka kaluar në një tjetër fazë dhe do të duhet një kontroll më serioz dhe i saktë nga ana e Kuvendit. Ndaj do të ngremë një grup pune dhe propozime konkrete nga ekspertët për të ecur me ritmet e duhura në procesin e integrimit europian. Integrimi europian është prioritet kombëtar, dhe për të cilin duhet të punojmë çdo ditë, për ta çuar përpara dhe për të qenë sa më parë pjesë e familjes europiane.
Njëkohësisht do të angazhohemi në ndihmën për Kosovën dhe futjen e saj në institucionet ndërkombëtare, si dhe stabilitetin në Rajon, një proces që duhet të koordinohet jo vetëm në mënyrë bipartiake, gjithëpërfshirëse, por vecanërisht në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të cimentuar regjimin antidemokratik dhe antiperëndimor të Edi Ramës”, tha Alibeaj.
Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tregon prioritet e aksionin të tyre opozitar.
“Ne ishim në një konflikt me vetën që sh fokusoi aksionin opozitar është momenti që të fokusohemi vetëm te problemet e qytetarëve, zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që zgjidhja jonë është e duhur, arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë, jo retorikë boshe, me distancimi real, jo me selektivitetin dhe lojëra interesash, propozoj prioritetet tona, në 3 shtylla kryesore, reforma legjislative, mbrojtja e qytetarëve, kontrolli parlamentar. I pari është reforma zgjedhore dhe territoriale, prioritet mbyllja e këtyre 2 reformave. Janë thelbësore për mbrojtjen e interesave. E dyta, dekomunistizimi i shoqërisë.
16 deputetë i janë përgjigjur kërkesës së Enkelejd Alibeaj për të zhvilluar mbledhje në Kryesinë e Kuvendit vetëm pak orë para nisjes së seancës plenare.
- 1-Zheni Gjergji
- 2-Dhurata Çupi
- 3-Arbi Agalliu
- 4-Saimir Korreshi
- 5-Gazment Bardhi
- 6-Dashnor Sula
- 7-Flutura Acka
- 8-Selaudin Jakupllari
- 9-Enkelejd Alibeaj
- 10-Kreshnik Çollaku
- 11-Andia Ulliri
- 12-Flamur Hoxha
- 13-Eralda Tase Bane
- 14-Agron Gjekmarkaj
- 15-Helidon Bushati
- 16-Bledjon Nallbati
Alibeaj njeriu me i rezikshem se ramovici dhe rilindasit
PërgjigjuAlibeaj do katandiset si ata te Kerperates. Berisha ka eliminuar burra me te fuqishem se Alibasha. Kete as e ka ne liste, e ha me gjithe lecka. Ky Alibeaj do mbaroje kete mandat qe ka, do ngopet me € per cdo vote pro qeverise dhe do harrohet. Atij sja fershellen ajo qe ka ne shpi. Kjo eshte e keqja me e madhe e Bashes, qe bente deputete nepermjet pazareve dhe me pas ata nuk jepnin llogari tek votuesit.
Përgjigjupo mir o alibeaj pse te ta lej ty pushtetin e te besh ti ca te duash e te vjedhesh
Përgjigjupo normale qe do te shfytezoj se te ka kundershat apo te lej ta komnadoj saliu me ju e da vidhni kete vend
PërgjigjuNuk ka më sufllaqe-komentues. Ka bangladeshas që komentojnë. Ikën burrat e Shqipërisë, kërkojnë azil që kur ka ardhur largqofti
Përgjigjunese ka nje parti me te felliqur ne vend ajo eshte e juaja o alibeaj
Përgjigjuvetem ti mos fol o alibeaj se ste merr njeri seriozisht
Përgjigjudoli ky kokmaja shkoni dhe zgjidhni problemet qe keni bere brenda per brenda pastaj flisni per ramen juve
PërgjigjuPo ik o legen politikan se te njohim shume mire ty cfare barboni je
Përgjigjumendjen te flasesh budalliqe e ke o alibeaj
PërgjigjuTe njohim shume mire dhe ty o legen politikan po shko se she per pushtet ti
Përgjigjuna e kan shpif keta te opozites
PërgjigjuPo cfar do forconi juve more plehra qe nuk din CA beni juve nuk ju njef askush
Përgjigjudoli dhe ky mashtruesi me fol
Përgjigjupo si mund te marrim per baz fjalen e nongratave ne qe zihen me njeri tjetrin brenda partis se tyre
Përgjigjupo opozita te organizohet njher pastaj te kekoj llogari, gjynaf mvjen per kta
Përgjigjupo sesht faji rames qe ju sjeni te organizuar dhe ziheni brenda partis tuaj
PërgjigjuAaa a Po ju nuk jeni per asnje gje nuk dininnga kini kokeen
PërgjigjuSi pem pa kokrra je ti o enkeled ske pik lidhje me politiken
PërgjigjuKta te pd duhen shar njeher se ndrryshe nuk marin vesh
PërgjigjuSaliu do forcoje mardheniet me Shba dhe britanine ?? Hahahaha sa komik qe jeni
PërgjigjuSe kuptoj sesi kta te pd kan goj qe flasin per ps nje parti qe vetem punon
PërgjigjuSe di si flasin per ps kur esht e vetmja parti qe ka punuar per ne
PërgjigjuPo ky Dash Sula në ç kra fryn, nga Alibeu apo nga foltorja ?, këta të PD janë katandisur kashtë e koqe, si mbledh më dot njeri, gjynah !
PërgjigjuJu sjeni as per pushtet as per opozite , ti alibeaj ca je se se marr vesh , kryetari ibubshit ?
PërgjigjuNese eshte koha qe spak te veproje eshte qe te marri te gjithe ju plerat e pd dhe ti fusi ne burg se na e keni sjelle ne maje te hundes
PërgjigjuPo shko mor klushi salitur
PërgjigjuSkeni fjal per ps sepse vetem kjo parti e ka ber kte vend
Përgjigjuperfitim thot ky se jeni juve te paafte o te mjere cdo bej rama do tallet me ju
PërgjigjuPartia socialiste si ka sjell asnje te mir kti vendi kshuq skeni ca flisni me
PërgjigjuPerfundimisht jeni shum njeri pa pik logjike… kur ti analizosh e kuptosh gjerat atehermund t flasesh pa lidhje idjot
PërgjigjuPo alibeaj poooo…at mendje ec E ka mendjen tpunoj ai jo tmerret me brovkullat e juaaja
Përgjigju