Para sesionit të jashtëzakonshëm
mblidhen ‘Ligjet’ e ‘Reforma Zgjedhore’

Para sesionit të jashtëzakonshëm<br />mblidhen ‘Ligjet’ e ‘Reforma Zgjedhore’
TIRANE-Negociata të minutës së fundit. Burime nga 2 kampet pohojnë se të hënën para seancës do të mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe ai i Reformës Zgjedhore.

Ligjet që do të kalojnë në këto struktura janë kodi penal ku ashpërsohen masat për krimet elektorale, ligji i financimeve të partive politike ku do të vendosen limite për fondet që merren nga buxheti i shtetit dhe limite për shpërndarjen e materialeve propagandistike në fushatë.

Burime nga PD e PS sqarojnë për Report Tv se palet ende po negociojnë variantet finale të këtyre ligjeve para se t’i hedhin në votë në seancën e sesionit të jashtëzakonshëm.
Burimet theksojnë gjithashtu se brenda 15 ditëve mund të thirret një seancë e re plenare për të votuar njerëzit e Vettingut , kjo sipas afateve kushtetuese, pasi opozita të plotësojë komisionet e posacme me anëtarët e saj.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit