Para, surpriza dhe fat në dashuri/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Para, surpriza dhe fat në dashuri/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi
Po përballeni me një periudhë mjaft të komplikuar dhe për këtë arsye do të jeni të stresuar dhe të lodhur. Këshillohet që gjatë kësaj të enjteje të pushoni më shumë. Para jush do të shpalosen mundësi shumë të mira, por nuk duhet të merrni vendime të nxituara.

Demi
Fuqia fizike dhe mendore e juaja do të vihet në provë të vështirë, e cila gjithsesi do të dominojë. Në dashuri do të ndiheni të lënë pas dore, por kjo gjë nuk duhet të çojë në sjellje agresive, pasi rrezikoni të konfrontoheni me partnerin/en.

Binjakët
Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë konfuz, sidomos në sferën e ndjenjave. Do e gjeni veten të ndarë mes dy historive, ndaj mundohuni të merrni më shumë kohë për të reflektuar mbi atë që kërkoni vërtetë nga një lidhje.

Gaforrja
Në këtë moment duhet të jeni kurajoz dhe të mundoheni të merrni përsipër ndonjë rrezik më shumë, pasi intuita juaj do ju lejojë që të arrini rezultate të kënaqshme. Sa i takon dashurisë dhe ndjenjave, ky është një moment i mirë për tu hapur me dikë.

Luani
Keni shumë mundësi për të shfrytëzuar në avantazhin tuaj, por do të arrini të favorizoni bashkëpunimin me kolegët tuaj, duke marrë rezultate të frytshme. Në dashuri duhet të jeni më impulsiv.

Virgjëresha
Nëse do arrini që të liroheni nga të gjithë mendimet negative, mund ti jepni një shtysë tjetër jetës tuaj, duke u dominuar nga një pozitivitet i madh. Do të jeni të qetë dhe reflektues dhe për këtë arsye, do të arrini të kaloni çdo moment tensioni.

Peshorja
Dëgjoni më shumë sugjerime të vlefshme nga familja ose bashkëpunëtorët tuaj, pasi do të rezultojnë mjaft me vlerë. Duhet të jeni gati të përballeni me ndonjë debat të ashpër, por nuk duhet të jeni të tensionuar, pasi do arrini të fitoni çdo betejë me sukses. Takimet janë mjaft të favorshme.

Akrepi
Do t’iu duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme në vendin e punës, ndaj nuk duhet të nxitoheni. Ky është një moment shumë i mirë për të bërë ndryshime thelbësore në stilin tuaj të jetës. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft pasionante.

Shigjetari
Në vendin e punës nuk duhet të shfaqni një sjellje që ngjallë polemika, pasi rrezikoni të ushqeni tensione dhe keqkuptime në vendin e punës. Nga pikëpamja sentimentale, këshillohet të mos jini shumë xheloz dhe të mos kërkoni më shumë nga ç’duhet ndaj partnerit/es.

Bricjapi
Kjo ditë do ju shohë mjaft të shqetësuar dhe të përhumbur në mendime, ndoshta për shkak të ndonjë vonese në vendin e punës. Mos ngurroni që të kërkoni ndihmë. Mbrëmja është ideale për ta kaluar me familjen.

Ujori
Do të jeni mjaft të ngarkuar në realizimin e një projekti të ri i cili do të kërkojë shumë energji dhe përqendrim. Nuk duhet të lejoni veten që të përfshiheni në polemika të kota. Në dashuri do të jeni në kërkim të më shumë stabiliteti.

Peshqit
Do të jeni shumë paqësor dhe kjo në sajë të rigjetjes së harmonisë dhe bashkëpunimit me partnerin/en. Kjo ditë favorizon ndjenjat dhe kohën e kaluar me njerëzit që doni, kështu që largoni çdo ankth nga vendi i punës. Intuita e mirë do ju vijë në ndihmë në zgjidhjen e të papriturave të vogla.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja