Para votimit në Kuvend, Bajram Begaj: Shqipëria mbi gjithçka! Dashuria për Atdheun, busulla ime

Para votimit në Kuvend, Bajram Begaj: Shqipëria mbi gjithçka! Dashuria për Atdheun, busulla ime

Gjeneral Major Bajram Begaj, kandidati për president i 8-të Republikës së Shqipërisë, në një letër falënderimi, shpreh mirënjohjen për propozimin e emrit të tij si kandidat për kreun e ri të shtetit. Begaj thotë se ndihet i nderuar dhe se vetëm përkushtimi me besnikëri absolutë ndaj Shqipërisë, qytetarëve dhe kushtetutës do të tregojë sadopak madhësinë e këtij nderi. Nëse votëbesohet në Kuvend, Begaj thotë se respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Ndër të tjera në letrën e tij, Begaj nënvizon se mbi të gjitha do të jetë respekti për Shqipërinë.

‘Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se mazhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t'i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.

Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.  Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.

Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.

Duke i falenderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike. Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.’- shkruhet në letrën e Begajt.

Pas mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste firmosi propozimin e Bajram Begajt si kandidat për presidentin e ri të vendit. Nga 20 firma që duhet të mblidhen minimalisht për të mbështetjen e një kandidati për President Republike, kandidatura e Begajt është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialistë. Propozimi i grupit parlamentar është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit. Në krye të listës, që kanë firmosur propozimin e Begajt, është kryesocialisti Edi Rama, më pas kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e më pas nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Në orën 18:00 pritet votimi në Kuvend.

(Kliko këtu për të lexuar letrën e plotë të Begajt)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Shumë shpejt do të jetë President i zgjedhur, ja kur merret në mbrojtje nga Garda Bajram Begaj

1654339544_Sequence03.00031024.Still020.jpg

Edhe pak orë dhe jeta e gjeneral Bajram Begajt do të ndryshojë rrënjësisht. Më shumë mundësi ai do të bëhet Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë. Menjëherë pas kësaj Bajram Begaj menjëherë do të merret në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Presidenti i zgjedhur është një prej personave që Garda e Republikës e merr në mbrojtje, sipas ligjit, i cili thotë se Garda ruan dhe mbron Presidentin e zgjedhur që nga momenti i votimit në Kuvend.

Neni 12 i Ligjit për Gardën e Republikës
M.Q./E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni