Para zgjedhjeve presidenciale në
Serbi, Vuçiç takohet me Putin

Para zgjedhjeve presidenciale në<br />Serbi, Vuçiç takohet me Putin
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehet se nesër do të takohet në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Duket se Vuçiç po e forcon pozitën e tij para zgjedhjeve presidenciale në Serbi më 2 prill.

Në disa raporte të ditës së djeshme theksohej se Vuçiç do të përpiqet ta finalizoj marrëveshjen me Putinin, lidhur me dërgimin e gjashtë aeroplanëve luftarakë të tipit MiG-29, disa ditë para votimeve për president.

Vuçiç, ish-ultranacionalist e tash reformues pro-evropian, po përpiqet të manovroj duke i mbajtur raportet e Serbisë me perëndimin, por njëherësh duke i përmirësuar lidhjet me aleatin shumëvjeçar, Rusinë.

Serbia kishte shprehur dëshirë për forcim të lidhjeve me NATO-n, derisa ende i përmirëson lidhjet ushtarake me Rusinë, dhe kjo gjë i ka shqetësuar fqinjët e saj, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Konsiderohet se Aleksandar Vuçiq, 46 vjeçar, është favorit për të fituar kundër opozitës së ndarë dhe ai po synon të fitoj numër të mjaftueshëm të votave për të mos pasur nevojë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që eventualisht do të mbaheshin më 16 prill.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë